Vendosni fjalën kyçe....

Avokatja e Popullit: Të burgosurit keqtrajtohen në rajone, trajtim jo human e arrestime të paligjshme


Në seancën e sotme në Kuvend, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka raportuar për veprimtarinë vjetore të institucionit duke deklaruar se ka patur shumë ankesa për trajtimin e të arrestuarve në rajonet e policisë.

Ballanca tha se personat e arrestuar janë trajtuar në mënyrë jo humane e dinjitoze në organet e policies.

 “Sa më parë ta kuptojmë e të nisim të ndryshojmë, aq më mirë do të jetë për vendin tonë. Viti që lamë pas, ishte viti i parë kur Avokati i Popullit e plotësoi nivelin drejtues me 5 komisionerë. Kjo çoi në rritjen e trajtimit të problemeve. 134 rekomandime janë pranuar dhe rreth 25% të tyre kanë gjetur zbatim të plotë dh e9% janë pranuar, por nuk janë zbatuar për shkak të mungesës financiare. Në krye të listës së problemeve të të drejtave të njeriut është mungesa e një sistemi efektiv drejtësie, mungesa e Gjykatës Kushtetuese, për këtë ne kërkojmë një zbatim sa më të shpejtë të të tërë objektivave te Reformës në Drejtësi. Kthimi i besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë duke i garantuar që do gjykohen me drejtësi.

Respektimi i të drejtave të njeriut në institucionet e vuajtjes së dënimit. Ka ankesa për trajtim jo human e dinjitoz në organet e policisë për shkak të kushteve të vendeve të ndalimit, apo edhe arrestime të paligjshme. Ka patur edhe dëmtime të qytetarëve për shkak të hedhjes gazit lotsjellës nëpër tubime.”- tha Ballanca.

Ajo përmendi dhe mungesën e një institucioni të posaçëm mjekësor për personat që gjykata i jep masën shtrim i detyrueshëm, duke përmendur burgun e Zaharisë në Krujë.

“Mungesa e një institucioni të posaçëm mjekësor që kanë marrë masën shtrim i detyrueshëm, ka bërë që Shqipëria të penalizohet për shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut, për shkak të mbipopullimit të frikshëm në burgun e Zaharisë të Krujës dhe gjendja e tyre është rënduar”, tha Ballanca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *