Vendosni fjalën kyçe....

Babai në Pejë mbyll 4 fëmijët në bodrum për dy ditë dhe i lë pa bukë e pa ujë


Për dy ditë rresht, katër fëmijë janë ngujuar në bodrumin e shtëpisë së tyre pa ngrënë e pa pirë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se babai i tyre, dyshohet t’i ketë mbyllur fëmijët në bodrum.

55-vjeçari me inicialet R,Z, u arrestua nga policia, ndërsa akuzohet se ka ushtruar dhunë dhe ndaj vajzës së madhe e cila kishte shenja evidente në trup. Babai i fëmijëve dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor.

Në të njëjtën shtëpi, një kat më lartë jeton babai e nëna e 55 vjeçarit. Ka qenë gjyshi i familjes ai i cili e ka bërë denoncimin. Ai thotë se për shkak të shëndetit të dobët, nuk kishte fuqi ta pengojë vetë atë.

Tashmë rasti po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Pejë. Pas arrestimit, u vendos që babai i 4 fëmijëve të dërgohej në Qendrën e Shëndetit Mendor, ku ka kryer kontrolle mjekësore dhe rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor. Ai nuk pranon as të konsumojë ushqim dhe as të marrë ilaçe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *