I vihet zjarri një skulpture të çudishme druri të Zonjës së Parë të SHBA-së Melania Trump, afër vendlindjes së saj në Slloveni.
Brad Downey, artisti amerikan që porositi statujën, tha se ishte vepra ishte vënë në shënjestër në 4 korrik, Ditën e Pavarësisë në SHBA. Artisti me qendër në Berlin vendosi që statuja e përcëlluar të hiqej të nesërmen, shkruan BBC.
Policia i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishin filluar një hetim, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë koment.
Skulptura e zonjës Trump, ishte e gdhendur në një tufë pemësh, në periferi të Sevnicës, vendlindja e saj në Slloveninë qendrore.
Statuja tregon zonjën Trump të veshur me një pallto blu të ngjashme me atë që kishte veshur në përurimin e burrit të saj si president dhe dorën të ngritur drejt qiellin.
Disa banorë e cilësuan statujën një “turp”, duke u ankuar se Melania ngjante më shumë si personazhi Smurfs Smurfette sesa zonja e parë.
Melanie Trump, një modele që u rrit në Slloveni kur ishte pjesë e Jugosllavisë, mbërriti në SHBA si një emigrante në vitet 1990.
Që kur zoti Trump u zgjodh president i SHBA-ve në vitin 2016, Sevnica është bërë një magnet turistik, pasi vizitorët kërkojnë një pasqyrë të viteve të para të zonjës Trump.
Statuja e saj në Slloveni është vënë në shënjestër në një kohë kur monumentet e liderëve amerikanë të cilët kanë qenë skllavo-pronarë, rrezikojnë të hiqen apo të zhvendosen nga objektet ku kanë qëndruar prej dekadash me radhë.
Në gusht të vitit të kaluar, kujtojmë se një statujë prej druri e presidentit Trump që u ndërtua në Slloveni, pati të njëjtin “fat” si kjo e gruas së tij.