Vendosni fjalën kyçe....

Dy lojtarë me COVID-19, testohet gjithë ekipi dhe stafi i Partizanit


Pasi dy futbollistë u konfirmuan me COVID-19, mbrëmjen e kaluar klubi i Partizanit ka kryer testimet për të gjithë ekipin dhe stafin.

Derisa presim të dalin përgjigjet e tamponëve, nuk dimë ende nëse derbi me Tiranën do të luhet apo jo.

“FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi ju nënshtruan tamponëve sonte në mbrëmje, mbasi dy prej pjestarëve të skuadrës Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19. Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte.”– thuhet në një njoftim të klubit.

Ditën e djeshme, Partizani njoftoi se Deian Boldor dhe Benik Ferati, iu nënshtruan testimit pasi shfaqën simptomat e para të koronavirusit dhe rezultuan pozitivë. Ndërsa lojtari tjetër i cili gjithashtu i ishte nënshtruar testimit, Amir Bilali, rezultoi negativ.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *