Vendosni fjalën kyçe....

Edhe 3 deputetë të opozitës deklarojnë votën pro marrëveshjes zgjedhore


Tre deputetë të opozitës parlamentare kanë deklaruar votën e tyre pro marrëveshjes zgjedhore të 5 qershorit.

Ditën e sotme, Artur Roshi, Fatjona Dhimitri dhe Besnik Troplini janë shprehur se do e japin votën e tyre për këtë marrëveshje, pasi ajo është edhe kusht i BE-së për çeljen e negociatave.

Ditë më parë, votën pro marrëveshjes e deklaruan edhe Lefter Maliqi, Suzana Topi e Gjetan Gjetani.

Aktualisht Partia Socialiste ka 79 vota (74 nga zgjedhjet 2017, 5 nga aleatët) ndërsa me 6 votat e deputetëte të opozitës bëhen 85 të tilla, një më shumë sesa 84 vota që kërkohen për miratimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *