Ish-futbollisti amerikan, Phillip Blanks, bëri kapjen e jetës në rrethana tragjike kur shpëtoi tre-vjeçarin Jameson Long, pasi u hodh nga nëna e tij teksa apartamenti i tyre po digjej.
Ish-sportisi e ish-marinsi, Blanks, vrapoi këmbëzbathur teksa ndodhej pranë vendit të ngjarjes në Phoenix, Arizona.
Në katin e tretë, nëna e tmerruar e të miturit, Rakela, mund të shihet duke qëndruar në ballkon poshtë shtëllungave të tymit dhe duke mbajtur fëmijën e saj.
Ndërsa një shikues mund të dëgjohet duke bërtitur ‘hidhe fëmijën poshtë’, 30-vjeçarja merr vendimin e vështirë, me të cilin asnjë prind nuk dëshiron të përballet dhe hedh fëmijën e saj.
Në çast, Blanks e kap fëmijën e mitur që po binte përtokë duke i shpëtuar jetën. Babai dhe dy fëmijët e mitur shpëtuan nga ngjarja e rëndë ndërsa gruaja humbi jetën në banesën që po digjej.