Një qytet në Misisipit që ka marrë emrin e ish-Presidentit Andrew Jackson, do të heqë një statujë të tij nga qendra e qytetit.
Këshilli Bashkiak i qytetit të Jackson, votoi të martën për të zhvendosur statujën e bronzit që ka qëndruar jashtë godinës së bashkisë për dekada të tëra.
Pas lëvizjes së njerëzve me ngjyrë kundra racizmit dhe protestave në Shtetet e Bashkuara, tanimë dhe autoritetet në disa prej shteteve po rishikojnë monumentet e figurave historike të cilët lidhen me skllavërinë dhe racizmin.
Andreë Jackson ishte presidenti i shtatë i SHBA-ve, i cili ka shërbyer nga viti 1829 deri në 1837-ën. Përveç mbajtjes së njerëzve të skllavëruar dhe bashkëpronare të një plantacioni në Qarkun Coahoma, ai mbikëqyri shpërnguljen e detyruar të amerikanëve vendas shumë prej të cilëve vdiqën.
Jackson është kryeqyteti i Misisipit, me një popullsi prej rreth 160.600 banorësh. Rreth 82% e tyre janë afrikano-amerikanë.