Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës në PD, ka denoncuar KKT-në se ka miratuar një leje të zhvillimit të një kompleksi turistik në Dhërmi në muajin qershor, nga një kompani e cila është nën pronësi të ish-deputetit Artan Gaçi. I cili është njëkohësisht dhe bashkëshorit i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Por kjo bie në një konflikt të pastër interesi, duke qenë se KKT funksionon pranë Këshillit të Ministrave ku bën pjesë Xhaçka, gruaja e pronarit të kompanisë.
“Në rendin e ditës të datës 10.06.2020 të Këshillit Kombëtar të Territorit, në morinë e lejeve të ndërtimit për resorte e komplekse turistike, gjithnjë në favor të të ‘përhershëmve’, ishte parashikuar dhe miratimi i 𝒍𝒆𝒋𝒆𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒛𝒉𝒗𝒊𝒍𝒍𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒐𝒎𝒑𝒍𝒆𝒌𝒔𝒊𝒕 𝒕𝒖𝒓𝒊𝒔𝒕𝒊𝒌 𝒏𝒆̈ 𝑫𝒉𝒆̈𝒓𝒎𝒊, me kërkues shoqërinë 𝑨𝑮. 𝑻𝑪𝑪, në pronësi të bashkëshortit të ministres së mbrojtjes 𝗢. 𝗫𝗵𝗮𝗰̧𝗸𝗮, ish deputetit 𝗔𝗿𝘁𝗮𝗻 𝗚𝗮𝗰̧𝗶.
Kujtojmë që Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) është organ kolegjial që funksionon pranë Këshillit të Ministrave dhe kryesohet nga Kryeministri. Konflikti i interesit është vetëm një nga aspektet problematike të kësaj vendimmarrjeje.”- thuhet në një denoncim të këtij departamenti të PD-së, që ka publikuar edhe foto të vendimit të KKT-së./Hashtag.al