Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i AKEP-it sqaron mesazhin zanor të Ramës në celularët e qytetarëve


Kreu i AKEP-it, Tomi Frashëri, sqaroi në parlament mesazhin zanor të kryeministrit Rama në telefonat e qytetarëve teksa vendi u prek nga pandemia Covid-19.

Ai tha se edhe në vendet e tjera shtetet ua besuan mesazhet sensibilizuese artistëve e politikanëve ndërsa në Shqipëri, kreu i qeverisë kishte propozuar mesazhin e tij vokal.

“Në ditët që pasuan 6 marsin, autoritetet u përpoqën të gjenin mënyra nga më të pamendueshmet për të sensibiluar popullinë të merrte akte jetëshpëtuese. Edhe në Kanada shteti ia besoi mesazhet artistëve, në Francë ia lanë prefektëve. Ishin ditët e para u kërkua nga qeveria një bashkëpunim me të gjithë institucionet që të kujdeseshin për gjendjen. Në mungesë koordinimi, kryeministri propozoi që të bënte mesazhin e tij vokal. Ky ishte për sensibilizim dhe vetë kryeministri me miratimin e operatorëve kërkoi që të ishte e kufizuar në kohë, vetëm për fundjavën. Kështu u gjet zgjidhja.” – tha Rama.

Frashëri shtoi më tej se institucioni që drejton nuk kontrollon kontekstin e mesazhit ndërsa AKEP-i kishte proceduar në mënyrë të përshpejtuar për shkak të situatës urgjente.

“Për çështjen e kontentit, secili ka mendime personale. AKEP nuk e kontrollon kontekstin. Mënyra si proceduam është kjo që shpjegova, ishte urgjente dhe emergjente. Në asnjë vend nuk ka rregullime ligjore që të përcaktojnë autoritetet për të çuar mesazhe zanore.” – tha Frashëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *