Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi tregon si do zgjidhen kandidatët për deputet nga LSI-ja


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për “Hard Talk” nga Roland Qafoku” tregoi se si do bëhet procesi i zgjedhjeve të kandidatëve për deputet në partinë që ajo drejton.

Kryemadhi tha se për listën do vendosin strukturat e partisë, ku është ngritur edhe një komision i cili do vetojë emrat me në krye Klajda Gjoshën.

“Do ta vendosin strukturat e partisë. Prej një viti zonja Klajda Gjosha është kryetare e Komisionit të Vetingut. Ne kemi ndërtuar një grup të vetingut i cili veton të gjithë ata që kanë dëshirë për të kandiduar. Periudha shtator-dhjetor do jetë periudha e zgjedhjeve në LSI dhe e evidentimit të të gjithë grupeve drejtuese gjatë procesit të vendimmarrjes së LSI-së dhe më pas do jenë anëtarët e partisë së qarqeve, përveç strukturave të partisë ata që do vendosin për sa i përket kandidimit të renditjes”-tha Kryemadhi.

E pyetur nëse ish-deputetët që lanë mandatet do jenë pjesë e listës për zgjedhjet e vitit 2021, kryetarja e LSI-së e pohoi këtë duke thënë se të 17 emrat do jenë me përjashtim të Shezai Rrokajt i cili është distancuar nga jeta politike për tu përkushtuar në atë akademike.

17 kandidatët që dogjën mandatet do jenë të gjithë kandidatë, me përjashtim të profesor Shezai Rrokaj i cili kandidon në universitet dhe është distancuar nga jeta politike”-tha Kryetarja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *