Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu bën thirrje për zbatim të masave: S’do izolohemi, por duhet kujdes i madh


Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, është treguar i ashpër në seancën e sotme plenare lidhur me pandeminë Covid-19 në vend.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e përcaktuara për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Manastirliu theksoi se rritja e numrit të të prekurve do dëmtojë sistemin shëndetësor si dhe do shkaktojë probleme në ekonomi.

“Nuk kemi luksin që të kemi një qytetar, një polic apo një inspektor për situatën e pandemisë. Por të gjithë bashkë duhet të mësohemi me ndryshimin e sjelljes, të të jetuarit. Ka ende zëra që thotë se koronavirusi nuk ekziston. Po të shkoni sot te Spitali Infektiv, janë 6 persona rëndë, disa prej të cilëve fare të rinj. Kjo nuk është lojë, duhet marrë seriozisht. Mos e vendosim në një stres të pamerituar sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët të zbatojnë masat e thjeshta, të endosin maskat, të ruajnë distancimin dhe të kujdesen për higjienën. Nëse nuk ka shëndet, s’ka ekonomi. Nuk do të izolohemi, nuk do të marrim masa, por duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta.” – tha ndër të tjera Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *