Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogia në Gjirokastër me Covid-19, zv.rektori: Po dezinfektohen auditorët


Një pedagoge e universitetit të Gjirokastrës është konfirmuar me koronavirus. Kjo ka rritur shqetësimet lidhur me stafin pedagogjik dhe studentët.

Lidhur me këtë, zv/rektori Jaho Canaj ka folur për “Report TV”, ku ka deklaruar se pedagogia në fjalë është në gjendje të mirë dhe se janë marrë të gjitha masat për vetëkarantinimin e personave që kanë patur kontakt me të.

“Një prej kolegeve tona ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Sapo është marrë ky njoftim, rektorati u mblodh dhe mori masat për të eliminuar përhapjen e koronavirusit. U morën informacionet kush ishin kontaktet e pedagoges, ishte një pedagoge dhe data e provimit të saj korrespondoi me 3 studentë sepse ishte provim i mbartur. Nuk ka vend për panik. Kolegia jonë është në gjendje të mirë shëndetësore. Është vetëizoluar në shtëpi dhe janë marrë masat për tu vetëkanrantinuar personat e kontaktit”, tha Canaj.

Zv/rektori shtoi se godina B ku gjendet fakulteti ekonomik është izoluar dhe është dezinfektuar i gjithë ambienti. Sipas tij auditorët do të jenë gati për 24 orë për të zhvilluar mësimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *