Vendosni fjalën kyçe....

“Protesta në Serbi janë përpjekje për grusht shteti” – Ministri i Mbrojtes


Përplasjet e dhunshme që tronditën Beogradin dhe qytetet e tjera këtë javë janë ‘të përgatitura me kujdes’ dhe kanë për qëllim kapjen e pushtetit dhe ndezjen e një lufte civile në Serbi, ka pohuar ministri serb i Mbrojtjes.

Ai që filloi si një demonstrim kundër shtetrrethimit të planifikuar nga qeveria mbi koronavirusin përfundimisht doli nga duart dhe u kthye në trazira të dhunshme ku mijëra qytetarë të Beogradit dhe qyteteve të tjera të mëdha u përplasen me policinë.

“Trazirat e mëdha janë në të vërtetë një përpjekje për grusht shteti, tha ministri Aleksandar Vulin ndërsa fliste në televizionin lokal.

“Dhuna e tmerrshme në rrugë ka prejardhje thjesht politike. Ne kemi një përpjekje për grusht shteti, kemi një përpjekje për të marrë pushtetin me forcë dhe një përpjekje për të provokuar një luftë civile në Serbi. Nuk mund të përshkruhet në ndonjë mënyrë tjetër.” – shtoi ai.

Presidenti Aleksandar Vuçiç njoftoi të martën se vendi do izolohej sërish në fundjavë lidhur me pandeminë Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *