Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar sot në pyjet e njësisë administrative Ungrej në Lezhë. Flaket janë konstatuar në orët e pasdites në fshatin Zimaj dhe Kashnjet.
Aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar, pasi në vendet ku ka rënë zjarri nuk ka banesa.
Punonjësit e agjencisë së Shërbimit Pyjor ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, pasi ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.