Vendosni fjalën kyçe....

Shisnin celularë e aksesorë pa licencë, procedohen penalisht 4 qytetarë në Durrës


Katër persona janë proceduar penalisht në qytetin e Durrësit, pasi janë kapur duke tregtuar mallra pa patur një licencë dhe pa dokumentacionin përkatës.

Sipas policisë, katër qytetarët shisnin pa licencë në lagjen NR.11 të Durrësit telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

  1. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi “Pranvera”, duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *