Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: PS-ja do merrte medalje nëse do kishte një të tillë për durimin që kemi treguar


Ministrja Spiropali ka thënë gjatë seancës së sotme se mazhoranca ka duruar shumë dhe nëse do kishte konkurse për këtë çështje do kishte marrë medalje.

Ajo pohoi se shumica do pranonte çdo marrëveshje por të votuar në parlament duke pohuar se PS-ja i pranonte lista e hapura.

“Nëse do kishte konkurs botëror për kapacitetin e të duruarit ne si mazhorancë do fitonim medalje. Nga ne kërkohet ajo shprehja: Ç’ujë i dhe gomarit por edhe a e piu gomari ujin? Ne jemi përgjegjës për çdo gjë e çdo gjë na kërkohet neve. Se thashë më kot këtë të gomarit se edhe para pak ditësh po dëgjoja ca nga ata që më shumë pëllasin se bërtasin.

Njëri thoshte do dilte nga zgjedhjet e do shpallnin revolucion. këta liderat e partive të vogla të e kontrabanduar në listat e PD për të shmangur pragun zgjedhor, revolucionin le ta bëjnë po t’i marrin votat te partia e vetë e të shohim sa i vlen lëkura politike.

Qershia mbi këtë tortë janë ata të shoqërisë civile që deri tani bërtisnin për lista të hapura. Ja ku janë rilindasit gati t’i votojnë listat e hapura. Ku janë këta, pse janë fshehur këta? E kishin seriozisht apo ishin masha të masha-Bashës? Ne do pranojmë marrëveshjen, por të votuar në Parlament. Nuk pranojmë asnjë marrëveshje tjetër.” – tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *