Vendosni fjalën kyçe....

“Vaksinat kundër Covid-19 s’do jenë të detyrueshme në Rusi” – Ministri i Shëndetësisë


Rusia nuk do e bëjë të detyrueshëm imunizimin ndaj Covid-19, sipas ministrit të Shëndetësisë, Mikhail Murashko.

Një vaksinë e prodhuar në vend është duke u provuar dhe mund të regjistrohet e prodhohet në masë deri në shtator.

Sipas ministrisë të Shëndetësisë, vaksinimet në Rusi mund të jepen vetëm me pëlqimin e shprehur të një qytetari.

“Sot, interesi për vaksinën është mjaft i lartë, sepse njerëzit kanë kuptuar rëndësinë e plotë të vaksinimit.” – tha ai.

“Gjatë kësaj periudhe numri i përkrahësve të vaksinimit është rritur.” – shtoi ai.

Në maj, u sugjerua që Kodi i kundërvajtjeve administrative të përfshijë një gjobë për refuzimin e vaksinimeve të detyrueshme.

Ende në fazën e diskutimit, kodi i ri do të lejojë një gjobë deri në 7,000 rubla (100 dollarë) për qytetarët që refuzojnë imunizimet që konsiderohen të nevojshme.

Sipas Rospotrebnazdor, mbikëqyrësi shëndetësor i vendit, dënimi do të zbatohej vetëm për ata që kryejnë punë të lidhura me një rrezik të lartë të kontraktimit të sëmundjeve infektive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *