Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç tërhiqet nga plani i tij për “shtetrrethim” në fundjavë


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është tërhequr nga plani i tij për të zbatuar një bllokim të dytë mes rritjes së rasteve të koronavirusit, pas protestave në rrugët e Beogradit.

Më parë Vuçic kishte deklaruar se vetëm një “mrekulli” mund ta shmangte bllokimin, port ë mërkurën tha se këshilli i koronavirusit “me siguri” do të shmangte një shtetrrethim të ri.

Vuçiç gjithashtu i kërkoi publikut të mos “bënte heronj” protestuesit. Ai veçanërisht u përplas me një djalë të ri, i cili dha një mesazh të dhimbshëm për babanë që kishte humbur jetën nga koronavirusi.

Burri tha që babai i tij humbi jetën sepse spitali në të cilin ishte vendosur nuk kishte ventilatorë të mjaftueshëm, megjithëse qeveria “mburrej” për to.

Vuçiç i hodhi poshtë pretendimet në konferencën e tij për shtyp, duke e përshkruar protestuesin si një kriminel të dënuar me një “të kaluar shumë të keqe”.

“Unë thjesht dua t’ju informoj se kjo është një gënjeshtër e egër, një gënjeshtër kaq e egër që është thjesht makabër”– tha ai për pretendimin se spitali në Zemun, nuk kishte ventilatorë të mjaftueshëm.

Protestat e reja filluan në Beograd dhe qytetet e tjera të mëdha të kundër vendimit të Vuçiçit për të rikthyer edhe një herë karantinën totale nga e premtja në të hënë.

Vuçiç fajësoi ekstremistët, kriminelët dhe agjencitë e huaja të paspecifikuara të inteligjencës për trazirat që u zhvilluan brenda natës në Beograd.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *