Policia në Korenë e Jugut po përpiqet të gjejë kryebashkiakun e kryeqytetit Seul pasi vajza e tij denoncoi zhdukjen e tij.
Kryetari i bashkisë, Park Won-Sun, nuk shkoi në punë ditën e sotme dhe telefoni i tij celular ishte fikur, sipas raporteve të mediave. Policia tani është duke kontrolluar zonën ku u zbulua për herë të fundit sinjali i tij celular.
Vajza e tij e thirri policinë herët gjatë ditës dhe tha që babai i saj kishte humbur. Sipas raportimeve, është zbuluar një mesazh i shkruar nga Parku, që i ngjan një testamenti. Autoritetet dhe familjarët druhen se ai mund të jetë vetëvrarë.
Policia po përdor qen dhe dronë si pjesë e një kërkimi ‘gjithëpërfshirës’ për kryebashkiakun, tha agjensia e lajmeve Yonhap.
Një aktivist dhe avokat i njohur i të drejtave të njeriut në Korenë e Jugut, Park ka qenë duke kryer mandatin e tij të tretë si kryebashkiak, pasi u zgjodh për herë të parë në 2011.