Vendosni fjalën kyçe....

6 prej tyre pro ‘Zgjedhores’, Basha për opozitën parlamentare: E vlerësoj, por asnjëri s’na përfaqëson


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vlerësuar qëndrimin e djeshëm të gjashtë deputetëve të opozitës parlamentare, që u shprehën se do të votojnë pro draftit të 5 qershorit. Pavarësisht se për ta shprehet mjaft ashpër.

Basha thotë se asnjëri prej tyre nuk përfaqëson koalicionin opozitar.

“Asnjë nga personat që zunë vendet e opozitës nuk përfaqëson asnjë parti të koalicionit opozitar, por vlerësoj qëndrimet e tyre të shprehura dje, si një shërbim ndaj interesit publik dhe zbërthim të qartë të çmendurisë së Edi Ramës”– tha Basha.

Por para se të shprehte këtë vlerësim, Basha u shpreh mjaft ashpër ndaj opozitës në Parlament, duke thënë se u blenë nga Rama e u përdorën si mish për top. Sipas kryedemokratit, ata duhej të ishin të parët të interesuar për koalicionet, por bënë të kundërtën duke propozuar heqjen e tyre.

“Sot ranë edhe dorezat, edhe maskat. Ranë dorezat sepse shqiptarët e kanë të qartë se Edi Rama ka vetëm një frikë dhe tmerr- koalicionin opozitar dhe zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë.

Ndërsa maskat ranë, sepse, deri tani, kishte vënë alibi për këtë kërkesë, një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asnjë parti të opozitës, njerëz që në në këtë sallë u blenë si gjë e gjallë me para të thata në dorë, me leje ndërtimi me premtime për t’u nxjerrë njerëz nga burgu dhe lloj-lloj dallavaresh të tjera. Janë mall i blerë nga Edi rama, ose siç i quajnë deputete të kafen e parlamentit, ballaopozita, në tërësinë e saj, se ka edhe përjashtime, u përdor si mish për top dhe doli kundër interesave elementare që mund të ketë një individ, një ipavarir, një parti e vogël. Ishin ata që propozuan heqjen e koalicioneve, kur, në fakt janë ata më të interesuarit për koalicionet. Propozuan rritjen e pragut, kur dihet se pragu sa më i ulët favorizon partitë e vogla.”- ishin fjalët e Bashës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *