Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha, thotë se Edi Rama i ka propozuar që t’i lërë postin e kryeministrit, në këmbim që ta bëjë atë president.
“Nëse Edi Rama është lista të hapura nuk ka nevojë për lista të hapura nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese sepse është në kod, ai i do ndryshimet në kushtetutë për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Për një muaj rresht Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij duke thënë “ti kryeministër unë president’. Edi Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.’ Vetëm të heqim koalicionet dhe ti kryeministër dhe unë president’. Kështu e shikon Edi Rama politikën.
Kryministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën.”– deklaroi sot Basha.
Më pas i pyetur nga gazetarët se kur Rama ia ka bërë këtë propozim, ai është përgjigjur: “Bëhet fjalë për tani. Bëhet fjalë për periudhën mars, prill, maj. Përgjigjen time besoj e dalloni. Po të kishte pasur përgjigje tjetër sot nuk do të shikonit një njeri të tmerruar për zgjedhjet e ardhshme.”