Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Osmanit, ndërpritet seanca në Kuvend (Video)


Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, derisa ajo po drejtonte seancën e Kuvendit.

“Ndërpritet seanca për shkak te paedukatës së disa deputetëve”, ka deklaraur Vjosa Osmani.

Gjithçka kishte filluar kur Fitore Pacolli e VV-së i replikojke deputetëts së PDK-së, Ganimete Musliut. E kjo e fundit i tha Pacollit, ‘mbylle gojën’, raporton Gazeta Express.

“Mbylle gojën kur flas unë Fitore kur unë flas”.

Ndërkohë që Vjosa Osamni ia tërhoqi vërejtjen Musliut.

“Po ta tërheq vërejtjen…”.

Mirëpo, Musliu vazhdonte ta përsëriste frazën ‘mbylle gojën’.

“Po e përsëris prapë… Mbylle gojën kur unë flas”.

Në ato momente deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë diçka Vjosa Osmanit.

Ndërsa, Vjosa Osmani ia ktheu duke e kërcënuar që ta qesë nga salla.

A po ulesh dhe mos bërtit, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”.

Derisa Musliu doli në foltore, Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit ku edhe më pas kjo e fundit e ndërpreu seancën duke thënë se seanca nuk mund të vazhdojë për shkak të paedukatës së disa deputëtëve.

Kjo seancë do të ndërpritet për shkak të paedukatës së disa deputetëve, dhe do të vazhdojë vetëm kur të vendosë kryesia e kuvendit”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *