Bashkia e Malësisë së Madhe ka mbyllur dyert deri ditën e hënë, për shkak se dy punonjës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas gazetës Shqiptarja.com, i janë bërë testet edhe 9 punonjësve të tjerë të cilët kanë qenë në kontakt me dy të infektuarit dhe priten përgjigjet.
Godina e bashkisë është mbyllur derisa të bëhet dezinfektimi i plotë i saj dhe do të rihapet të hënën.
Deri sot, Malësia e Madhe kishte shënuar vetëm dy raste me koronavirus, njëri prej të cilëve kishte ndërruar jetë.