Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Ne si PS kemi vendosur të hapim listat


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS ka vendosur të hapë listat. Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se preket pakti i datës 5 qershor me PD-në e LSI-në, por vjen si vazhdim i saj.

“Ne kemi vendosur si PS të hapim listat dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të zgjedhë subjektin politik dhe të shprehë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë në listën e subjektit.

Ky vendim reflekton bindjen tanimë se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarëve shqiptarë, që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe siç e tha edhe Taulanti, përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe në pamje të parë më komode për një parti të madhe por edhe për mua personalisht si kryetar i partisë, që në këtë rast duhet t’u jap të gjithëve jo me fjalë por me fakte të hapjes së listave, mesazhin se për mua s’ka qenë peioitet komiduteti im por që PS të reflektojë shoqërinë dhe interesat e ambiciet e shoqërisë.

E di që ka një sekëlldi e përpjekje të duket sikur kjo është shkeje e marrëveshjes së 5 qershorit, por e vërteta është se atë e kemi realizuar në vullnetin më të mirë, duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore– deklaroi Rama gjatë një bashkëpunimi me mediat.

Rama sqaroi se nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi, por do të qëndrojë sistemi proporcional rajonal që është aktualisht.

Po ashtu nuk do të preken zonat zgjedhore, sicc kërkon opozita parlamentare. E vetmja kërkesë e opozitës në Parlament që Rama pranon, është hapja e listave./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *