Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen edhe drejtori i 7-të i Kadastrës së Vlorës në 10 muaj


Nuk ka qetësi për Kadastrën e Vlorës. Jep dorëheqjen edhe drejtori i 7 i Kadastrës, i cili zgjati vetëm 1 muaj e gjysmë në detyrë. Jurgen Pilikati ka dhënë sot dorëheqjen, vetëm pak ditë pas deklaratës së Damian Gjiknurit, i cili tha se në krye të Kadastrës do të vendoset një drejtor nga Vlora.

Kadastra e Vlorës duket sikur i “ha” drejtuesit e saj, të cilët brenda një kohe të shkurtër largohen. Në 10 muaj, kjo kadastër ka ndërruar 7 drejtorë.

Jurgen Pilikati ishte drejtori i shtatë, i cili kishte zëvendësuar Viola Himën. Ajo kishte qëndruar në këtë pozicion për vetëm 4 ditë.

Para saj ishte Bilbil Aliaj i cili qëndroi si drejtor nga shkurti në maj, kishte zëvendësuar Taulant Canametin i cili gjithashtu kishte qëndruar 4 muaj në detyrë. Para Canametit ishte Edona Hodaj e cila e kishte marrë detyrën në 19 shtator.

Para saj Alteo Nazeraj që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë. Florian Alimadhi ishte para tij dhe kishte vetëm 5 muaj në detyrë. Pra 7 drejtorë në 10 muaj./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *