Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle i kërkon gjykatës të ruajë identitetin e 5 miqve të saj


Meghan Markle i ka kërkuar një gjykate në Britani që të urdhërojë gazetën Daily Mail, të mos publikojë emrat e pesë miqve të saj që e mbrojtën më parë në një revistë amerikane, në kushte anonimati.

Dukesha e Sussex e bëri kërkesën në një deklaratë lidhur me padinë e saj kundër “Daily Mail” mbi fragmented që gazeta kishte publikuar vitin e kaluar, nga një letër “private dhe konfidenciale” që ajo i shkruante babait të saj.

Markle u paraqit në Gjykatën e Lartë të Britanisë të enjten, duke thënë se gazeta e ka kërcënuar të botojë emrat e pesë grave që folën në mënyrë anonime, duke i dalë asaj në mbrojtje. Sidoqoftë, për shkak se ato janë përmendur në dokumentet e gjykatës, gjendja e tyre e anonimitetit është vënë në dyshim.

“Që Mail on Sunday t’i ekspozojë ato në domeinin publik për asnjë arsye tjetër përveç klikimeve dhe përfitimit tregtar është e mbrapshtë dhe paraqet një kërcënim për mirëqenien e tyre emocionale dhe mendore”- tha Meghan. “Mail on Sunday po luan një lojë mediatike me jetët reale.”

Megjithatë gazeta tha se nuk ka “qëllim” t’i botojë emrat këtë fundjavë. Por ajo tha që gjykata duhet të vendosë mbi konfidencialitetin e miqve të Meghan.

“Provat e tyre janë në zemër të çështjes dhe ne nuk shohim asnjë arsye pse identiteti i tyre të mbahet sekret. Kjo është arsyeja pse ne u kemi thënë avokatëve të dukeshës javën e kaluar se çështja e konfidencialitetit të tyre duhet të konsiderohet si duhet nga Gjykata.”- thuhet në një deklaratë të gazetës.

Meghan e akuzon gazetën për shkelje të së drejtës së autorit, keqpërdorim të informacionit privat dhe shkelje të ligjit të mbrojtjes së të dhënave të SHBA-së me botimin e letrës.

Por gazeta nga ana tjetër argumenton se ekziston “interes i madh dhe i ligjshëm i publikut për familjen mbretërore dhe aktivitetet, sjelljen dhe standardet e sjelljes së anëtarëve të saj.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *