Vendosni fjalën kyçe....

OFL vë në shënjestër tre të dënuarit për drogë në Lushnjë e Kavajë


Operacioni Forca e Ligjit sot është ndalur në Lushnjë e në Kavajë, duke vënë në shënjestër tre persona të dënuar për trafik droge.

Ata janë:
Aranit Arapi
, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Shkëlzen Ahmetaj,  banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Muhamet Demrozi, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”;

OFL i ka dërguar këtyre personave kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë. Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *