Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri mes lojtarëve të Partizanit pas rasteve me COVID, përfundon në spital Boldor


Pas pesë rasteve me koronavirus të konfirmuara te Partizani, është rritur edhe tensioni mes tyre.

Gazeta “Panorama Sport” shkruan se mbrëmjen e djeshme ka patur një përplasje mes njërit prej lojtarëve që u konfirmua dje me koronavirus dhe mbrojtësit Boldor, i cili kishte rezultuar pozitiv para dy ditëve. Lojtari me të cilin është përplasur rumuni, ka qenë Erald Çinari.

Sipas gazetës, fillimisht dy fubollistët kanë patur një debat në telefon, për shkak se Çinari ka rezultuar pozitiv. Ai e ka akuzuar Boldorin për pakujdesi. Mbrojtësi rumun ka mohuar që të ketë bërë veprime me qëllim, por më pas debati ka degjeneruar në të shara e më pas edhe në konflikt fizik ku është goditur Boldor.

Mbrojtësi është shoqëruar më pas me polici drejt spitalit, por as ai e as motra e tij (e cila kishte qenë e pranishme gjatë incidentit) nuk kanë bërë denoncim në polici për këtë ngjarje. Burime pranë klubit të kuq kanë konfirmuar se klubi do të marrë masa për këtë incident të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *