Vendosni fjalën kyçe....

Prej tre vitesh pa punë, De Biasi drejt rikthimit të drejtimit të një kombëtareje


Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare Giani De Biasi është i papunë që prej 27 nëntorit të 2017-ës, kur u shkarkua nga pankina e skuadrës spanjolle Deportivo Alaves, por duket se tani është shumë pranë rikthimit.

Bëhet fjalë për pankinën e Kombëtares së Azerbajxhanit, ndërsa ka qenë vetë federata e këtij shteti që në një deklaratë ka sqaruar se palët do të hedhin firmën mbi kontratë, nëse tekniku do të pranojë modifikimet e imponuara nga situata e pandemisë.

Ashtu siç e sqaron federata azere, por edhe si e deklaroi vetë De Biasi në një nga puntatat e emisionit “FanZone” në Supersport gjatë kohës së pandemisë, marrëveshja mes palëve ishte arritur para muajit mars dhe pritej vetëm firma, që u shty për shkak të izolimit.

Megjithatë duket se tani palët janë më pranë se kurrë dhe tekniku italian mund të marrë detyrën e trajnerit të Azerbajxhanit këto ditë, për të nisur zyrtarisht punë në fillim të muajit shtator. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *