Një burri i ka rënë të fikët përpara princit Charles, ndërsa ai po vizitonte një supermarket në Bristol.
Daily Mail shkruan se princi Charles ishte në një turne objektin e rrjetit të supermarketeve të njohur të Asda-s, me gruan Camilla.
Punonjësit të moshuar i ra të fikët dhe u përplas në tokë për shkak të emocioneve të forta që përjetoi kur po përballej me madhërinë e tij. Për fat të mirë, ai nuk mori dëmtime të rënda, por kjo situatë e la tejet të shqetësuar princin Charles. Ai qëndroi ashtu në këmbë, pa u afruar shumë duke respektuar distancën sociale dhe u largua kur të sëmurit i erdhën në ndihmë.
Stafi i rrjetit të supermarketeve tregoi se ata ishin kthyer nga pensioni dhe kishin punuar orë shtesë, madje kishin shtyrë pushimet për të përballuar kërkesat në rritje gjatë pandemisë.