Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk punoj që PS të humbasë, por jam i gatshëm të bëj Bashën pjesë të fitores


Në bashkëbisedimin e sotëm me mediat, kryeministri Edi Rama deklaroi se është i gatshëm ta bëjë Bashën dhe PD-në pjesë të fitores.

“Unë nuk punoj që PS të humbasë dhe të fitojë PD. Unë patjetër jam i gatshëm të bëj Bashën dhe PD pjesë të fitores. Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës. Rregullat e lojës janë të gjitha të shkruara në marrëveshje. Ky është një ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë sec janë sot. E përsëris edhe njëherë që natyrisht që kush kërkon alibi për të krijuar situata konflikti e kemi parë në 30 vjet histori që nuk e ka zor ti gjejë alibitë, por unë nuk jam këtu për të menaxhuar problemet psikologjike apo politike të askujt”, tha Rama.

E nëse kjo deklaratë lë hapur mundësinë për një koalicion mes PS-së dhe PD-së, gazetarët e pyetën Ramën se çfarë nënkuptonte me deklaratën e tij.

Rama sqaroi se me fitore ai kishte patur parasysh integrimin sa më shpejt të vendit në BE.

“Fitorja ime është që Shqipëria të bëhet më e mirë dhe të ecë më shpejt në rrugën e integrimit evriopian, dhe pjesë e kësaj fitore do të dëshiroj shumë të kisha edhe Bashën dhe PD në radhë të parë, por edhe gjithë të tjerët”– tha Rama. Ai shtoi se diskutimi për të hapur listat ka filluar shumë kohë më parë dhe nëse ai nuk e bënte të mundur, kjo do të ishte kosto për PS-në në sytë e popullit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *