Gjiganti elektronik Samsung pret një fitim të lartë gjatë pjesës së dytë të vitit 2020, kryesisht falë shitjeve të shumta të kompanisë të çipave të memories.
”Fitimet nga bizneset e saj thelbësore do të rriten 22,7 % nga viti në vit në 6,8 miliardë dollarë”, njoftoi kompania e Koresë së Jugut.
Sidoqoftë, shitjet e përgjithshme ka të ngjarë të bien me 7,3 % për shkak të Covid-19, që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në kërkesën e produkteve kryesore të tij.
Samsung është udhëheqësi i tregut në prodhimin e çipave, smartfonëve dhe TV/DPA.