Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës, 17 persona në pranga


Karabinierët kanë goditur një organizatë italio-shqiptare të trafikimit të kokainës, që vepronte kryesisht në Pistoia dhe Prato, por kishte degë në të gjithë Italinë qendrore dhe veriore.

Mediat italiane shkruajnë se në operacion morën pjesë mbi 150 personel ushtarak të Forcave të Armatosura, me mbështetjen e njësive të qenve dhe helikopterëve.

Në pranga kanë rënë 17 persona, ndërsa 7 të tjerëve i është lënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Organizata qendrën e saj e kishte në Montecatini dhe gjithashtu operonte në provincat e Firence, Luça , Forli , Venecia, Alessandria, Genova, Pescara, Pavia dhe Modena.

Banda e përbërë nga dy degë, merrej kryesisht me furnizimin e kokainës dhe hashashit, nga blerja e sasive të mëdha dhe më pas shpërndarja e tyre.

Hetimet, të cilat zgjatën pothuajse një vit bënë të mundur që gjatë operacionit të sekuestrohej lëndë narkotike me vlerë afro gjysmë milioni euro.

Droga u shpërndahej shitësve me pakicë që menaxhonin shpërndarjen, shpesh në shtëpi, përmes një sistemi të bazuar në mesazheve të menjëhershme dhe marrëveshjeve të mëparshme: të gjithë klientët kishin qenë tashmë përdorues të ‘shërbimeve‘ të ofruara për ca kohë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *