Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 5 numri i lojtarëve me koronavirus tek Partizani


Tre lojtarë të tjerë të Partizanit janë konfirmuar me koronavirus. Në rezultatet e tamponëve, konfirmohen me Covid-19 Esat Mala, Kristi Kote dhe Erald Çinari. Kjo e ka çuar në 5 numrin e lojtarëve të infektuar të skuadrës.

Klubi thotë në një njoftim se të tre futbollistët janë asimptomatikë dhe janë vetëizoluar.

“FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.
Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.”– thuhet në njoftimin e Partizanit.

Kujtojmë se dy ditë më parë rezultuan pozitivë dy futbollistët Dejan Boldor dhe Besnik Ferati.

Pas dy rasteve të para pozitive Instituti i Shëndetit Publik kreu 50 tamponë tek ekipi i KF Partizanit dhe 3 rezultuan positive.

Fatmirësisht nuk pati të infektuar nga stafi dhe as nga sektorët e tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *