Vendosni fjalën kyçe....

Studimi për Camajn e Koliqin – Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve firmos urdhrin për hetim, Tare i bën “like”


Pas aq shumë diskutimeve lidhur me hulumtimin e Auron Tares për bashkëpunimin e shkrimtarëve Martin Camaj e Ernest Koliqi, me shërbimet e huaja inteligjente, ka nisur një hetim për të parë nëse ështe zbatuar rregullorja kur materiali i është dhënë studiuesit nga Autoriteti i Dosjeve.

Gentiana Sula, në postin e kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, ka firmosur urdhrin për nisjen e hetimit lidhur me verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj dixhitale të Martin Camajt nga AIDSSH.

 “Nisur nga dinamikat e ditëve të fundit dhe publikimeve në shtyp mbi dosjen fashikull nr. 456 të Martin Camajt, që kanë të bëjnë me trajtimin e saj nga AIDSSH, sot, më datë 10.07.2020 firmosa urdhrin nr. 31 të nisjes së hetimit administrativ për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH.

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikoje zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.

Materiali përmbledhës i hartuar pas kryerjes së veprimeve për përmbushjen e objektit të urdhrit në fjalë do t’i bëhet i ditur Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për ndjekje sipas legjislacionit në fuqi.”– shkruan Sula.

Kësaj deklaratate, vetë Tare i bën “like” si për ta ironizuar.

Kujtojmë se Auron Tare ka publikuar sot dokumentin që vërtetonte se atij i ishte dhënë leja nga Autoriteti i Dosjeve për të disponuar dosjen për Camajn e Koliqin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *