Vendosni fjalën kyçe....

Testimet për Covid-19, Beqaj kërkon aktivizimin e kontratave e partneritetit publik privat me 18 spitale


Pandemia e COVID-19 është kthyer në një situatë serioze dhe shqetësuese në Shqipëri, pasi ka një shtim të theksuar të të infektuarve por dhe viktimave.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja tha për Euronews Albania se numri i shtuar i rasteve në vendin tonë lidhet në radhë të parë me mënyrën se si u perceptua relaksimi i masave pas karantinës nga COVID-19, të cilën ish-ministri e cilësoi ‘dalldi’.

Ai sugjeroi që të rritet funksionimi i inspektimeve në terren dhe ato masa e propozime që janë në fuqi të zbatohen nga të gjithë.

Ka shumë numra sepse pas 18 majit ne filluam relaksimin dhe për fat të keq bëmë një dalldi, shthurje. Kalimi në një situatë të liruar javë pas jave do të sillte padyshim një shtim të rasteve. Nuk bëmë ‘lock down’ që të ikte virusi, por që sistemi shëndetësor të ishte gati, me pajisjet e nevojshme, siç edhe ndodhi.

Duhet të rritet funksioni i inspektimeve dhe ato propozime që janë në fuqi të zbatohen. Që nga 29 maji pishinat janë të ndaluara, por praktikisht ato përdoren.

Nëse pishina është e ndaluar, vetë qytetari nuk duhet të niset. Nuk mund ta bëjmë çdo subjekt një polic. Duhet përgjegjshmëri më e madhe nga ne. Duhet të shtohen inspektimet, të gjitha trupat inspektuese duhet të vihen në dispozicion për COVID”, tha z. Beqaj.

I pyetur lidhur me shqetësimin për numrin e vogël të testimeve në vend, të cilat për momentin kryhen vetëm pranë laboratorit në ISHP, z. Beqaj tha se misioni parësor i ISHP është ai epidemiologjik, por ka edhe njerëz që e kërkojnë këtë dokument për nevoja administrative, të cilët duhet të kenë një zgjidhje.

Ai sugjeroi se në këtë pikë duhet vënë në funksion kontrata e Partneritetit Publik Privat.

Para se të shkojmë tek laboratorët privatë, unë besoj se disponojmë një instrument shumë të vlefshëm; kontratat e Partneritetit Publik Privat, që Ministria e Shëndetësisë ka me një operator për 18 spitale private të vendit.

Kjo do të çonte në menaxhimin më të mirë të pandemisë. Rastet po shtohen, që do të thotë se ka shumë gjasa që një person që shtrohet në urgjencën e një spitali rajonal ka gjasa të ketë COVID.

Kjo kontratë mund të ndryshojë skedulin e implementimit dhe të shtrihet në të gjitha spitalet që kanë kontratën. Shtrirja në spitale është në varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë”, – sqaroi ish-ministri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *