Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka bërë akuza të forta ndaj një institucioni të Kujdesit Shëndetësor në Berat, ku katër punonjës janë konfirmuar me COVID.
Vokshi thotë se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat është kthyer në një vatër të re të koronavirusit, por pavarësisht kësaj drejtori refuzon ta mbyllë institucionin.
“Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, në Njësinë Vendore tê kujdesit Shëndetësot në Berat janë identifikuar 4 raste pozitiv me Covid19.
Urdhëri për mbylljen e kësaj njësie nga Inspektoriati Sanitar është dhënë që ditën e hënë. Por Drejtori Artur Bani, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, refuzon ta mbyllë sepse ka frikë se evidentohet dështimi në marrjen e masave parandaluese nga ana e tij dhe e qeverisë. Për Drejtorin rilindas të Edi Ramës, jetët 73 personave staf i Njësisë nuk kanë asnjë rëndesi. .”- shkruan Vokshi.
Ish-deputetja i kërkon Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë të veprojë, pasi sipas saj është vënë në rrezik shëndeti i qytetarëve.
“Njësia tashmë është shndërruar në vatër e rrezikshme aktive infeksioni. Ministria e Shëndetësisë, Institucionet përkatëse të marrin masa për mbylljen e saj për aq kohë sa është e nevojshme.
Papërgjegjshmëria e Drejtorit është e dënueshme. Cdokush që rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve duhet të shkojë në burg. Përhapja e sëmundjeve infektive me paramendim apo jo, dënohet me burg sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Penal. Organi i akuzës të veprojë!!”– shkruan Vokshi.