Policia ka ndaluar një 28-vjeçar i cili ditën e djeshme shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen në dëm të një 25-vjeçari i cili ishte kalimtar.
Shtetasi A.H duke drejtuar mjetin “Audi” humbi kontrollin dhe aksidentoi për vdekje shtetasin M.K.
28-vjeçari është arrestuar për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ” Largim nga vëndi i aksidentit”
“Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, humbi kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin M.K., 25 vjeç, ju informojmë se:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.H., për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ” Largim nga vëndi i aksidentit”
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.