Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i përgjigjet Ramës me deklaratat e Gjiknurit për listat e hapura (Video)


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur idesë së kryeministrit Edi Rama për listat e hapura me deklaratat e Damian Gjiknurit i cili vetëm disa javë më parë si në studio televizive ashtu edhe në foltoren e parlamentit thoshte se nuk është momenti i duhur për hapjen e listave.

Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.

Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin”-shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *