Vendosni fjalën kyçe....

E kërcënoi fizikisht dhe me gjuhë banale, Osmani e kallëzon në polici deputetin e LDK-së


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kallëzuar në polici deputetin e LDK-së Xhavit Ukaj i cili mbrëmjen e djeshme gjatë seancës parlamentare iu vërsul.

Lajmin për kallëzimin në polici e ka bërë me dije vetë Osamani e cila thotë se “deputeti e ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale.

Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”-shkruan Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *