Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari nxjerr videon e Bashës kur premtonte lista të hapura në zgjedhjet e 2017


Deputetja Rudina Hajdari në një konferencë për mediat ditën e sotme publikoi një video të kreut të PD-së Lulzim Basha gjatë fushatës së vitit 2017 ku premtonte se do hapte listat e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme.

Hajdari e cila është një nga nismëtaret për lista të hapura në Kuvend, deklaroi se Basha nuk e mbajti këtë premtim duke e akuzuar atë se nuk është koherent me publikun.

Që në 2017 kur PD hapi fushën elektorale premtoi lista të hapura dhe se lista do të zgjidhej nga qytetarët dhe jo më kryetari i partisë. Një zotim që unë e kam marrë seriozisht dhe se kjo do të jetë beteja që unë kam vendosur për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. Pra siç e shikoni ky ishte një premtim që nuk u mbaj dhe në fakt në politikë duhet të mbash një qëndrim të qartë dhe të jesh koherent me publikun. Nuk e di nëse e kam këtë prej origjinës apo i ka ardhur koha që të mbahen premtimet ndaj qytetareve. Dua ti them qytetarëve që ajo që kërkoj unë të dal si kandidate në një listë të mbyllur ashtu siç u futa në një të tillë si e bija e Azem Hajdarit, por që nesër të dal si Rudina Azem Hajdari që nuk ka frikë nga vota e qytetarëve dhe ta marrë atë votë me meritë të plotë“-deklaroi Hajdari.

Partia Demokratike dhe vetë kreu i PD-së Basha tani është kundër hapjes së listave duke thënë se smund të behët një vit para ndryshimet kushtetuese.

Video marrë nga Report Tv:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *