Vendosni fjalën kyçe....

Ish-mjeku i Liverpulit kujton kur u detyrua t’i qepte penisin Steven Gerrard: Pashë gjak kudo


Mjeku britaik Andrew Massey, i cili ka punuar përkohësisht si mjek i skuadrës së Liverpulit, ka kujtuar një incident të ndodhur në vitin 2014, kur Steven Gerrard dëmtoi penisin gjatë një ndeshjeje.

Massey thotë se ishte habitur kur kishte kapë kapitenin e Liverpulit të mbuluar në gjak në pjesën intime.

“Stevie erdhi tek unë në fund të ndeshjes dhe tha: ‘Doktor, duhet ta shihni këtë’.

Pashë shikova poshtë e pashë gjak kudo dhe mendova: Uou, duhet të jetë lënduar me të vërtetë. Unë po përpiqesha të kujtoja trajnimin tim mjekësor dhe askund nuk të mësojnë se si të qepësh një penis. Mendova: ‘Nuk dua që penisi i parë që qep të jetë i Steven Gerrard’, por ishte.”- tregon mjeku, citon The Sun.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Massey sapo kishte filluar punën si mjek i skuadrës dhe akoma nuk ishte ambientuar me ta.

“Mund të them se Massey nuk po ndihej shumë rehat për këtë. Ai bëri një punë të mirë. Nuk ndjeva më dhimbje ndërsa më qepte, katër qepje”.- tregonte Gerrard. Ai tregon se ka heshtur gjatë gjithë kohës në mënyrë që ta linte doktorin të përqendrohej.

Por ish-kapiteni i Liverpulit zbuloi se shokët e tij të skuadrës nuk ishin aq të sjellshëm në lidhje me incidentin, duke u tallur gjatë gjithë kohës në dhomat e ndërrimit pas ndeshjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *