Disa oficerë policie ushtarë të Afrikës së Jugut janë vendosur në qytetin Zuurbekom të shtunën për t’u marrë me pengmarrje ku deri tani janë vrarë 5 persona ndërsa janë arrestuar më shumë se 30 të tjerë.
Një grup i armatosur hyri në Kishën Ndërkombëtare të Shenjtërimit të Pentakostëve herët gjatë ditës, duke sulmuar njerëzit brenda, tha zëdhënësi i policisë kombëtare, Vish Naidoo për mediat lokale.
Sulmi në kishë pa katër persona që u qëlluan për vdekje, tha Naidoo.
Viktima e pestë, një roje sigurie, u qëllua për vdekje në automjetin e tij. Banda e armatosur me sa duket kishte marrë peng personat brenda kishës.
Autoritetet iu përgjigjën situatës menjëherë duke dërguar dhjetëra forca poliçie e ushtarë në zonë duke duke arrestuar 30 të dyshuar dhe sekuestruar 25 armë zjarri, raportoi policia.