Vendosni fjalën kyçe....

Protesta masive në Rusi kundër arrestimit të guvernatorit (Video)


Mijëra qytetarë të Khabarovskit, qyteti më i madh në Lindjen e Largët të Rusisë, dolën në rrugë të shtunën për të protestuar në lidhje me arrestimin e Sergey Furgal, guvernatori rajonal, në fillim të kësaj jave.

Furgal, një anëtar i partisë nacionaliste LDPR, u arrestua nga Shërbimi Federativ i Sigurisë i Rusisë (FSB) të enjten, nën dyshimin për organizimin e vrasjes së dy rivalëve në biznes dhe përpjekjes për vrasjen e një tjetri.

Incidentet kanë ndodhur midis 2004 dhe 2005 në Khabarovsk dhe rajonin fqinj, Amur.

Rreth mesditës të së shtunës, një turmë e madhe u mblodh në sheshin qendror të qytetit, Lenin, në mbështetje të guvernatorit.

Vlerësimet sugjerojnë se midis 20,000 dhe 25,000 njerëz morën pjesë duke brohoritur ‘Liria për Furgalin!’ dhe ‘Furgali është zgjedhja jonë!’

Grupe protestuesish gjithashtu brohorisnin parulla kundër presidentit Putin dhe folën për të drejtën e tyre për të zgjedhur liderët e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *