Greqia ka vendosur kufizime pas rritjes së numrit të personave të prekur nga koronavirusi i ri. Kontrollet më të rrepta do ketë në kufirin e vendit me Bullgarinë, në Promachonas.
Vendimi erdhi pas një takimi dy-orësh me zyrtarë të lartë të kabinetit dhe ekspertë të shëndetësisë të kryesuar nga kryeministri Mitsotakis.
Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, njoftoi se kufizimet do të forcohen në Promachonas nga ora 6 e mëngjesit në 14 korrik.
Kushdo që udhëton për arsye jo thelbësore do ië ndalohet hyrja, ndërsa do lejohen të kalojnë vetëm ata që paraqesin një test negativ Covid-19 të kryer deri në 72 orë para mbërritjes.
Ky vendim pasoi raportet se 29 persona kishin dalë pozitivë për koronavirus në vendkalimin kryesor kufitar greko-bullgar.