Vendosni fjalën kyçe....

“Terrorizëm i pastër” – Vuçiç kritika të ashpra ndaj protestuesve (Video)


Presidenti serb Vuçiç ka thënë se ‘terroristët’ që nxisin dhunën në Beograd do arrestohen dhe do mbajnë përgjegjësi, teksa Beogradi dhe qytete të tjera përballen me ditën e katërt të protestave.

Mbrëmjen e djeshme mijëra qytetarë u përplasën me policinë, që nuk hezitoi të përdorte gaz lotsjellës.

“Jam krenar për Serbinë që po i bën ballë kësaj situate.” – tha Vuçiç nga Parisi, ku po takohej me liderët francezë dhe gjermanë për të diskutuar lidhur me dialogun Serbi-Kosovë. Ai denoncoi dhunën dhe kaosin si terrorizëm të pastër.

Një masë protestuesish, kryesisht të rinj e të reja, u mblodhën përpara parlamentit serb të premten në mbrëmje, duke brohoritur parulla kundër Vuçiçit, kryeministres Brnabiç dhe gjithë qeverisë.

Brnabiç i quajti protestat ‘sjellje të papërgjegjshme’ dhe tha se Serbia regjistroi 386 raste të reja të Covid-19 të premten, së bashku me 18 vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *