Vendosni fjalën kyçe....

Treni i linjës Durrës-Kashar përplas makinën dhe e hedh në kanal


 

Një aksident hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin tonë, ku treni i linjës Durrës Kashar ka përplasur një makinë e cila ka përfunduar në kanal.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.

Aksidenti ndodhi në fshatin Domje  ku treni me makinist shtetasin G.B ka aksidentuar mjetin me drejtuese E.M.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *