Tre persona u arrestuan pasi iu gjetën në makinën e tyre duke transportuar 6 kg kanabis.
Tre të rinjtë nga Durrësi, u ndaluan në fshatin Stëblevë, Librazhd pasi në mjetin e tyre tip ‘Nisan’ u gjetën dhe sekuestruan 6 kg lëndë narkotike kanabis.
Në pranga ranë A.B., 31 vjeç, Sh.H., 31 vjeç dhe A.P., 31 vjeç, gjatë operacionit të koduar “Stëbleva”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan droga, automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular.
Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.