Vendosni fjalën kyçe....

5 të vdekur pas të shtënave me armë në një kishë në Afrikën e Jugut


Pesë njerëz kanë mbetur të vrarë pasi disa njerëz të armatosur sulmuan një kishë në Afrikën e Jugut. BBC shkruan se kjo ka ndodhur në mes të një debate lidhur me udhëheqjen e saj.

Policia e Afrikës së Jugut tha se kishte shpëtuar burra, gra dhe fëmijë nga një “situatë pengmarrjeje” në periferi të Johannesburgut të shtunën në mëngjes.

Ata gjithashtu kanë arrestuar të paktën 40 persona, dhe sekuestruan dhjetëra armë.

Gjenerali Khehla John Sitole than ë një deklaratë për mediat: “Katër persona u gjetën të qëlluar dhe të djegur për vdekje në një makinë ndërsa një viktimë e pestë, një roje sigurie, u qëllua gjithashtu për vdekje fatalisht në makinën e tij, ndërsa ai siç duket po ndiqte këtë ngjarje pas një ankese.”

Dëshmitarët okularë thonë se burrat që sulmuan në Kishën Ndërkombëtare të Shenjtërisë Pentekostale ishin pjesë e një grupi ndarës.

Udhëheqja e kishës ka qenë subjekt i përleshjeve që kur ish-udhëheqësi i saj vdiq në vitin 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *