Demokrati Klevis Balliu ka denoncuar përmbytjen e qytetit të Pogradecit. Ai shkruan se e gjitha kjo ndodh për shkak të vjedhjeve të qeverisë.
Balliu thekson se ndërsa qyteti përmbytet në verë, pushteti lokal e ai qendror nuk ekzistojnë.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen për të shpëtuar Pogradecin nga i mallkuari Rama.
“POGRADECI PËRMBYTET PËR SHKAK TË VJEDHJEVE TË RAMËS.
Kjo është qeveri e makthit, e vjedhjes dhe e bandave. Asnjë masë nuk merret nga pushteti lokal dhe ai qëndror për qytetet dhe qytetarët.
Qyteti i Pogradecit përmbytet në verë ndërsa pushteti lokal dhe ai qëndror nuk ekziston.
Prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë, e janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.
Të bashkohemi së bashku për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama.” – shkruan Balliu në Facebook.